Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër do të jetë temë e diskutimit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë”.
Rutte, nga Tirana ka ndër të tjera komentuar negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, që po zhvillohen sot në Stamboll.
Mark Rutte, tha se Vladimir Putin ka bërë gabim të madh që ka dërguar një delegacion në nivelit të ulët, ndërsa theksoi se “topi është në fushën e tij.”
“Putin bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Topi është në fushën e tij, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz dhe e gjithë trysnia është mbi të.
E njoh shumë mirë Putinin që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Është shumë mirë që Ukraina është në tryezë me një delegacion të mirë. Jam i lumtur për rolin e SHBA, rolin e Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”, tha Rutte.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.