×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rama dhe Macron përurojnë shkollën prestigjioze franceze te Piramida

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 21:51

    “Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron , i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, morën pjesë këtë mbrëmje në ceremoninë e hapjes së kësaj shkolle pranë Piramidës.

    “Për t’i dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.

    Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze dhe biseduan me të rinjtë që janë bërë pjesë e kësaj shkolle.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!