×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe LDK në Mitrovicë propozon kandidatin për kryetar komune

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 22:57

    Lidhja Demokratike – Dega në Mitrovicë, e ka nominuar Gëzim Plakollin si kandidat për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale, që pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti. 

    Ky vendim u mor në takimin e sotëm të kryesisë së kësaj dege, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së Dega në Mitrovicë, është propozuar zyrtarisht Gëzim Plakolli si kandidat për Kryetar Komune. Me këtë vendim, dega e LDK-së në Mitrovicë konfirmon besimin e plotë në përvojën, angazhimin dhe vizionin e z. Plakolli për të udhëhequr Mitrovicën drejt zhvillimit dhe ndryshimit të shumëpritur.”, thuhet në njoftim.

    Gjatë ditës së sotme edhe dega e LDK-së në Pejë i ka dhënë besimin edhe për një mandat Gazmend Muhaxherit, kryetar aktual i Pejës.

    Po ashtu edhe dega e Junikut, ka propozuar sërish Ruzhdi Shehun edhe për një mandat në krye të komunës. ?reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!