Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, ka bërë me dije se as Vetëvendosje dhe as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat për formimin e institucioneve të reja.
Ajo ka thënë se të gjitha partitë duan të qeverisin me LDK-së.
Duke folur për bashkëpunimin e mundshme me VV-në, ajo ka thënë se partia e Albin Kurtit nuk është subjekt i besueshëm.
“Opozita nuk ka numra me bë qeverinë as Kurti nuk ka. Të gjitha partitë politike e duan LDK- në qeverisje, sepse pa marrë parasysh ne kemi pas raste kur kemi qenë në koalicione dhe kemi pas përplasje të mëdha brenda koalicionit”, ka thënë ajo në Tëvë1, duke treguar se pse LDK-ja nuk bën koalicion me VV-në.
“Nuk thuhet në politik kurrë ‘kurrë’, por jemi dëshmitar që LVV është subjekti i vetëm politik i cili i ka shembur urat e mirëbesimit me parterët tonë. VV është një subjekt politik të cilit nuk mund t’i besosh asgjë. Ne jemi deklaruar edhe gjatë fushatës që s’bëjmë koalicion me LVV-në ka pohuar ajo.