×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Macron nga Tirana: Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun me Prishtinën e Beogradin

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 10:15

    Presidenti francez Emmanuel Macron, sot në Tiranë ka folur lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

    Ai ka thënë se  se shpreson që në javët e ardhshme të ketë rifillim të dialogut.

    “Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. BE është legjitime për të kërkuar që të ketë avancime konkrete në çështjen politike mbi zgjedhjet e komunave që s’kanë qenë të kënaqshme, për sigurinë. Kjo është e njohur s’ka asgjë të re”.

    “Mendoj që ekzigjenca nuk është humbje besueshmërie. Duhet të dalë nga kjo ballëpërballje që bllokon situatën. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale”, tha ai.

    Macron shtoi tutje se “kërkesat janë legjitime nuk duhet të lënë të vendoset një dialog i tërthortë, s’është mënyrë korrkte për të avancuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!