×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Kurti fton në kafe komunitetet joshumicë para fillimit të seancës, i mungojnë dy deputetë

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 11:16

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim informal me përfaqësues të komuniteteve joshumicë para seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, e cila pritej të nisë në orën 10:30.

    Kjo është tentativa e 17-të për ta konstituuar Kuvendin, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme në javët e fundit.

    Takimi me kafe është mbajtur në një atmosferë të qetë, mirëpo është vërejtur mungesa e dy deputetëve: Duda Balje dhe Veton Berisha, të cilët nuk morën pjesë në këtë takim joformal.

    Nuk dihet nëse mungesa e tyre është e lidhur me zhvillimet politike të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!