×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Vandalizohet posteri i komandant Lleshit në Bujanoc, kryetari i komunës: Sulm i papranueshëm

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 12:49

    Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka reaguar pas vandalizimit të një posteri që promovon koncertin në kuadër të manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”.

    Ridvan Qazimi, i njohur si Komandant Lleshi, ishte një nga figurat më të shquara të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, i cili ra dëshmor më 24 maj të vitit 2001 në fshatin Tërnoc i Madh.

    Në një video të publikuar, shihet një person duke thyer xhamin dhe duke dëmtuar posterin e vendosur në Bujanoc.

     

    Pajaziti e ka quajtur këtë veprim një sulm të rëndë ndaj kujtesës kolektive dhe përpjekjeve për të nderuar figurat historike që kanë kontribuar për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në Luginë.

    “Me shqetësim dhe indinjatë kemi mësuar për aktin vandal të kryer ndaj posterit që promovon koncertin në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant Lleshit. Thyerja e xhamit dhe dëmtimi i këtij posteri nuk është thjesht një veprim kundër një materiali promovues – është një sulm i papranueshëm ndaj kujtesës historike, kulturës sonë dhe përpjekjeve për nderimin e figurave që kanë dhënë gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë.”, ka shkruar ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!