Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar sot suspendimin e një zyrtareje të Policisë së Kosovës, e cila dyshohet për përfshirje në një incident që përbën vepër penale të “lëndimit të lehtë trupor”.
Sipas komunikatës zyrtare të IPK-së, rasti është raportuar të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Ferizajt.
Hetuesit e Departamentit të Hetimeve në IPK janë angazhuar menjëherë dhe kanë zhvilluar veprime fillestare hetimore në konsultim të plotë me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.
“IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtares policore derisa rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të ndriçuar të gjitha rrethanat e përfshirjes së saj në këtë incident”, thuhet në njoftim.
IPK thekson se do të vazhdojë veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit dhe adresimit të përgjegjësive eventuale në përputhje me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.