Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Pouskë të Prizrenit, ku një grua ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar ratin për gazetën online Reporteri.net, duke saktësuar se aksidenti ka ndodhur më 18 maj 2025, rreth orës 04:19.
Sipas tij, në momentin e aksidentit në automjet kanë qenë tre pasagjerë: dy meshkuj dhe një femër. Si pasojë e plagëve të rënda, gruaja ka vdekur.
“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”, tha ai për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.