×
  • Lajme
  • Lajme / Drejtësi

    Haxhiu: Kemi shtuar 100 noterë të rinj, po punojmë për digjitalizimin e sistemit noterial

    Reporteri
    18 Maj 2025 | 17:23

    Minsitrja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka shkruar sot për 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.

    Ajo thotë se gjatë këtij mandati kanë shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojnë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i saj:

    Mbrëmë shënuam 13 vjetorin e Odës së Noterëve të Kosovës.

    Gjatë këtyre 13 viteve, Oda ka kontribuar në ndërtimin e një sistemi noterial profesional dhe të besueshëm, duke u bërë një shtyllë e rëndësishme e drejtësisë në vend, pavarësisht sfidave.

    Ministria e Drejtësisë ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e noterisë si pjesë thelbësore e sistemit juridik, duke siguruar kushte për funksionim të pavarur, transparent dhe profesional të shërbimeve noteriale në Kosovë.

    Gjatë këtij mandati kemi shtuar 100 noterë të rinj në tërë territorin e Republikës si dhe po punojmë intensivisht për digjitalizimin e tërësishëm të sistemit noterial.

    Urime të gjithë noterëve 13 vjetorin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!