Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë se nuk pret asgjë ndryshe nga herët tjera.
“Sepse nuk mund të ketë ndryshime nëse nuk ka ndryshim të rrethanave. Ne nuk po shohim që ka ndryshim të rrethanave, madje nuk po shohim as qasje serioze për me ndryshu diçka. Siç shihet nuk ka kurrfarë urgjence, po vijmë çdo 48 orë, është bërë absurde. Unë një ditë e kam quajtur të turpshme sepse kjo kështu para qytetarëve edhe neve po na bën me u ndi keq”, tha ai.
“Ne kërkojmë qasje serioze në dalje nga ngërçi politik, e qasja serioze nënkupton komunikim, komunikim i partisë së parë me të tjerët në mënyrë që me dalë prej ngërçit”, tha ai.
Zogaj kur u pyet nga gazetarët për refuzimin e VV-së nga LDK, ai tha se presin që partia e parë t’i ftojë partitë tjera.
“Ne presim që me i ftu edhe të tjerat, le të vazhdon me të tjerat. Ne e kemi refuzu, dëshirojmë me qëndru në pozicionin tonë sepse ekziston një hendek i madh mes LDK-së dhe VV-së, të cilin hendek e kemi shpjeguar shumë herë”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.