E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati e ka vizituar sot veriun e Kosovës.
Siç njoftoi ambasada amerikane, atje ajo u takua me përfaqësues të shoqërisë civile, politikanë dhe Policisë e Kosovës.
“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati një vizitë produktive në veri të Kosovës sot, ku u takua me udhëheqës të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ambasada amerikane thotë se Prattipati “ritheksoi qëndrimin e qeverisë së SHBA-së: stabiliteti dhe siguria janë kyçe”.
“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës të sigurojë që të gjithë qytetarët të mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.