Një qytetar në Skenderaj ka dorëzuar një shumë parash që i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi”, në këtë qytet.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e pasdites. Policia ka kërkuar nga pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192.
“Në orët e pasdites së sotme në Stacionin Policor në Skenderaj një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në rrugën “Fazli Jakupi” në Skenderaj. Me qëllim të identifikimit të pronarit të shumës së parave të gjetura, policia lëshon këtë informacion që pronari të cilit i kanë humbur paratë të lajmërohet në Stacionin Policor në Skenderaj, apo të kontaktoj policinë në numrin 192″, thuhet në njoftim./Reporteri.net