Një aksident mes dy kamionetave ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Mazgit.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha. Ai tha se nuk raportohet për të lënduar.
Hetimet kanë nisur mbi shkaqet e aksidentit.
“Sot rreth orës 15:00, në autostradën “ Ibrahim Rugova” afër Mazgitit është raportuar një aksident trafiku. Njësitet policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe është konstatuar se dy kamioneta janë të përfshira në rast. Nuk raportohet për lëndime trupore deri në këtë fazë dhe ekipet policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaktarët dhe rrethanat tjera të këtij aksidenti”, tha Hoxha./Reporteri.net