×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi insitucional

    Abdixhiku bisedon me ambasadorin italian për bllokadën në Kuvend: Krizë e paprecedentë politike

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 13:15

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

    Abdixhiku dhe ambasadori italian kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend.

    “Sot, prita në Selinë Qendrore të LDK-së, Ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini. E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.

    I pari i LDK-së, tutje ka bërë të ditur se ambasadorin Antonini e njoftoi edhe për qëndrimet e LDK-së karshi krizës politike.

    “E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë.

    E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë”, ka theksuar Abdixhiku. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!