Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar se stërvitjet në kuadër të Defender Europe 25 do të nisin më 25 maj dhe tha se Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë.
“Më 25 maj, Shqipëria mirëpret një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake shumëkombëshe: Defender Europe 25, e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA (USEUCOM). Forcat e NATO-s dhe partnere do të stërviten në Shqipëri dhe Kosovë për mbrojtjen e objekteve kritike, operacione sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe për sigurinë në pika kyçe dislokimi”.
Vengu tha se mesazhi është i qartë – një NATO e bashkuar.
“Një test i ndërveprueshmërisë dhe një mesazh i qartë: NATO është e bashkuar”.
Defender Europe 25 është një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të udhëhequra nga SHBA-ja dhe NATO, e cila zhvillohet çdo vit në Europë për të testuar gatishmërinë dhe aftësinë e forcave për të reaguar ndaj kërcënimeve të mundshme.
Kosova sivjet luan një rol kyç si nikoqire dhe qendër komanduese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.