Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pretenduar se deputetët e partive që deri vonë ishin në opozitë, po kanë presion nga shefat për votën e tyre, shkruan Reporteri.net.
Kurti ka thënë se për këtë arsye votimi i fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në këtë rast të propozuarës së VV’së, Albulena Haxhiut, është metodë e duhur ashtu që ata të mund ta shprehin vullnetin e tyre.
“Besojmë që deputetët opozitarë janë në një trysni të madhe nga shefat e partive që ta ruajnë homogjenitetin e tyre publikë, dhe në një situatë të tillë do ta kishin lirinë e tyre t ëplotë që me një votim të fshehtë ta shprehin vullnetin e tyre. Ka shumë deputetë opozitare që ndoshta do të ishin kundër krijimit të Qeverisë ku unë do të isha kryeministër, mirëpo konstituimi i Kuvendit është absurd të kundërshtohet”, ka thënë Kurti në RTK.
Sa I përket ngërçit të krijuar, Kurti tha se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk po ndërrohet metoda në gjysmë të procesit, sepse ende nuk ka filluar procesi. Ndërrimi i metodës është sërish kthim në fillim”, tha Kurti.
Lidhur me emrin e Haxhiut, Kurti tha se është propozimi i duhur për Kryetare Kuvendi.
“Ne kemi besuar se do ta kemi konstituimin e Kuvendit shumë më shpjt. Kemi propozuar Albulena Haxhiun, që është gruaja më e votuar. Me mbi 125 mijë vota, besoj se është propozimi i duhur”, deklaroi ai./Reporteri.net