×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu

    Sorensen në Gjermani, takime me njerëzit e kancelarit Merz për ta çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 22:57

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar takime në Berlin me bashkëpunëtorët e Kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz.

    Ai është takuar me Sekretarin Geza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter, me të cilët ka folur rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

    “Gjithmonë kënaqësi të jem në Berlin. Takime shumë të mira me Sekretarin e Shtetit Géza von Geyr dhe Këshilltarin Kryesor për Politikë të Jashtme të Kancelarit Merz, Günter Sautter. Diskutuam se si të çojmë përpara normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Mirënjohës ndaj Gjermanisë për mbështetjen ndaj përpjekjeve BE-së”, ka shkruar Sorensen, në platformën “x”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!