×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në veri, iu gjetën 14 karikatorë e 280 fishekë

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 18:32

    Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur municion, armë dhe dy jelekë antiplumb.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një gaz maskë, 14 karikatorë të AK-47, 256 fishekë të AK-47, 24 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe substancë e dyshuar narkotike me peshë rreth 1 gram.

    “I dyshuari është dërguar ne Stacionin Policor Mitrovice Veri për procedura te mëtejme. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i P.TH Mitrovice i cili udhëzon qe rasti te iniciohet dhe i dyshuari dërgohet ne ndalim për 48 ore”, tha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!