×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Rohde për dështimin e zgjedhjes së Haxhiut për Kryeparlamentare: Strategjia që dështon duhet të ndryshohet

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 21:49

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde  vlerësoi se kur një strategji dështon duhet të ndryshohet. 

    Këtë deklaratë ai e bëri duke iu përgjigjur pyetjes se a duhet të ndryshohet emri i Albulena Haxhiut si e propozuar për kryeparlamentare, pas disa dështimeve në përpjekjen për konstituimin e Kuvendit.

    Rohde më tej ka theksuar se është përgjegjësi e partive politike në vend që të gjejnë zgjidhjen për situatën aktuale në vend.

    “Unë e përdor termin vendi i pari, partia politike e dyta. Javën e kaluar kur luaja futboll e përdora një analogji duke thënë, nëse strategjia nuk të çon tek synimi i dëshiruar, ju duhet ta përshtatni strategjinë. Dhe përshtatja e strategjisë po ashtu mund të përfshijë edhe zëvendësimin e një pjese të ekipit, por prapë është përgjegjësia e hisedarëve për t’u siguruar për rezultatin dhe kjo nuk është përgjegjësi e jona. Ne vetëm mund të bëjmë apel të kërkojmë si miq të bëhet dhe të japim këshilla të mira”, tha Rohde në intervistën në Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!