×
  • Lajme
  • Lajme

    Guerot: Heqja e masave tash s’do të kishte rol të madh, Kosova ende pa institucione

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 22:26

    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, deklaroi se aktualisht nuk mund të jepen informacione konkrete lidhur me kohën kur mund të hiqen masat që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës që nga viti 2023.

    “Kemi një vendim të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për heqjen graduale të masave. Kolegët tanë në Bruksel po punojnë për të përcaktuar se si dhe me çfarë ritmi do të zbatohet ky vendim. Nuk mund t’ju jap më shumë detaje për momentin, pasi diskutimet janë ende në zhvillim e sipër”, u shpreh Guerot.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk e lidh drejtpërdrejt bllokadën në formimin e institucioneve në Kosovë me procesin e heqjes së masave. Megjithatë, sipas tij, në mungesë të institucioneve funksionale heqja e masave nuk do të kishte ndonjë efekt.

    “Edhe po të hiqeshin disa nga këto masa tani, ato nuk do të bënin ndonjë dallim të madh, sepse gjithsesi nuk kemi një qeveri që është llogaridhënëse ndaj Kuvendit. Nuk i lidhim të dy çështjet”, tha Guerot në Klan Kosova.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!