Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka tendencë të nënshtrojë këdo.
“Kjo është një fakt që dihet publiksiht nuk sheh të barabartë sheh vetëm të nënshtruar para tij”, tha ai.
Ai përmendi se LDK është shprehur kundër një koalicioni me LVV-në, ndërsa sa i përket me partitë e tjera, thotë se kanë kërkuar që: “që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK dhe të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin”.
“Kemi thënë se nëse ajo (LVV) do të dështojë , LDK nuk është për të bllokuar proceset, por kemi kërkuar që bashkëpunimi të ndërtohet në dy shtylla, kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK, jo për egon por për të pasur mundësinë që të zbatojë programin me të cilin garuar, dhe shtylla e dytë që të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin, nuk qëndron fakti që LDK nuk është as-as , LDK është që me LVV-në të mos kemi koalicion, ndërsa me partitë tjerë nëse arrijmë që këto dy shtylla pastaj ofrohet mundësia që të disktuojmë për themelimin e qeverisë së radhës, nëse nuk arrin askush atëherë Kushtetuta na jep zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet e radhës”, tha ai në RTV21