Me pushimin e të reshurave orëve të mëngjesit të ditës së enjtë, vransirat shpërndahen duke hapë qiellin për më shumë rreze dielli.
Orëve të mesditës me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme, 4-12m/s. Temperaturat në mëngjes zbresin në 10C e 12, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë deri në 22C e 25C.
Më shumë intervale me diell parashihet të kemi ditën e premtë, megjithëse orëve të pasdites aty këtu përreth viseve malore mund të ketë zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu të shkurtër shiu. Temperaturat shkojnë deri në 24C e 26C. Frynë erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme 6-14m/s. Nga fundjava po pritet përkeqësim i motit, madje me karakteristika vjeshtore.
Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me të reshura që fillojnë diku orëve të mbrëmjes së ditës së shtunë. Reshjet parashihet të vazhdojnë dhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme. Temperaturat pësojnë një rënie deri në 13C. Era ndryshon drejtimin në veriore e verilindore dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-11m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.