×
  • Lajme
  • Lajme / Pamje

    Osmani ndan foto nga darka e shtruar nga Presidentja e Zvicrës: Ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 9:26

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë mbrëmë në darkën shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran.

    Në këtë ngjarje solemne, ku ishin të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të mërgatës shqiptare, u ngrit dolli për miqësinë mes dy popujve dhe të ardhmen e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

    “Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

    Presidentja Osmani në ditën e dytë të vizitës shtetërore në Zvicër me disa aktivitete dhe takime. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër sot në ditën e dytë do të ketë disa aktivitete.

    Në orën 9:00 do të vizitojë kompaninë “Stadler Rail” në St. Gallen. Ndërsa, në orën 11.45 do të vizitojë Universitetin e St. Gallen.

    Në orën 16:10 presidentja Osmani do të takohet në Gjenevë me Marko Ahtisaarin, kryetar i Bordit të Fondacionit për Paqe CMI Martti Ahtisaari.

    Është kjo vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti. Presidentja Osmani u prit në Zvicër me nderime ushtarake. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!