×
  • Lajme
  • Lajme / Nuk dihet arsyeja

    Fatmir Limaj thërret konferencë për media

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 12:41

    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj sot do të mbajë konferencë për media nga ora 16:00.

    Në njoftim nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës.

    “Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj mban sot (22.05.2025)  konferencë për media! Konferenca mbahet në selinë qendrore të Nismës në ora 16:00.”

    Konferenca vjen dy ditë pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar për herë të parë mbrëmë se ka pasur disa takime me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

    Kurti tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.

    Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive, shkruan Reporteri.net.

    “Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.

    Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.

    Nga Nisma reaguan dje duke thënë se thënë se pesha e një lideri nuk varet nga numrat, por pesha që ka si lider dhe Limaj ka dhënë kontribut të çmueshëm, si gjatë çlirimit të vendit ashtu edhe në formimin e institucioneve.

    /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!