×
  • Lajme
  • Lajme / Bashkëpunimi

    Ministri shqiptar i Mbrojtjes pret në takim komandantin e FSK-së: Kosovën do ta bëjmë pjesë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 14:39

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu ka njoftuar se ka pritur sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralin Bashkim Jashari.

    Vengu në një postim në Facebook tha se bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy forcave vijon të thellohet.

    “Bashkë me Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA – Gjenerallejtënant Arben Kingji, prita sot Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
    Bashkëpunimi strategjik dhe vëllazëror mes dy Forcave tona vijon të thellohet: nga trajnimi dhe arsimi ushtarak, te zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, pjesëmarrja në stërvitje dhe përpjekjet e përbashkëta në nismat rajonale”, shkroi Vengu.

    Ai u shpreh se Kosovën do ta bëjnë pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike.

    “Së bashku do të punojmë për ta bërë Kosovën pjesë të plotë të arkitekturës së sigurisë euroatlantike”, ka shkruar ministri. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!