×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi

    Abdixhiku ia tregon edhe Kallasit idenë për qeverinë gjithpërfshirëse

    Reporteri
    22 Maj 2025 | 21:20

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas,  të cilës thotë se ia ka shprehur qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës.

    Abdixhiku thotë se Kallas e ka njoftuar mbi krizën aktuale politike në vend dhe “propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot”.

    “Sot, takova Përfaqësuesen e Lartë, zv.presidenten e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas, në vizitën e saj të parë në Prishtinë. I shpreha qëndrimet e LDK-së mbi domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Republikës së Kosovës. Këto masa më shumë se një Qeveri, dëmtojnë vet popullin e Kosovës. I shtrova dhe pikëpamjet tona mbi procesin e dialogut dhe të ardhmen që na pret.
    E njoftova mbi krizën aktuale politike në vend dhe propozimin e LDK-së për qeverinë gjithëpërfshirëse si ide e vetme funksionale sot. Rrugëtimi euroatlantik i Kosovës kërkon besim politik, kërkon guxim vendimmarrës, siç dhe kërkon një Bashkim Evropian që ofron vizion dhe të ardhme për popullin e Kosovës.”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!