Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka konfirmuar se do të jetë kandidate e kësaj partie për kryetare të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Jam shumë, shumë e lumtur që PSD-ja ka zgjedh të më kandidojë mua, dhe ka disa muaj që jam zhvendosur në Deçan dhe jam duke punuar me njerëz, dhe duke e ditur me siguri të plotë se çka dua të bëj, të kthehem në Deçan dhe të qeveris me Deçanin, doja që sa më shpejt ta ndaja këtë vendim me juve që të kthehem atje e t’ju kthehem punëve me qytetarë”, deklaroi Kuçi në Klan Kosova.
Kujtojmë që PSD nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.