Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas shpalljes së rezultateve zgjedhore, ka hedhur sërish poshtë legjitimitetin e procesit, duke e cilësuar atë si një farsë. Ai ka kërkuar zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie teknike.
Berisha theksoi se kjo qeveri teknike duhet të ketë një agjendë të qartë që fokusohet në adresimin e problematikave që lidhen me integrimin evropian dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë”, tha kreu i PD, Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.