×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë

    Kallas në veri: Erdha për të parë situatën me sytë e mi – njëra palë thotë një gjë, tjetra tjetër gjë

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 13:10

    Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas,  në ditën e dytë të vizitës në Kosovë qëndroi në Mitrovicën e veriut.

    Kallas më pas para mediave tha se vizita në veri është e rëndësishme sepse ka narrativa të ndryshme nga të dy palët, dhe shkoi aty për të parë me sytë e saj se çfarë po ndodh, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Isha në gjykatë dhe sigurisht gjykata po punon dhe po pret që gjyqtarët serbë të kthehen. U takova edhe me përfaqësues të shkollave, për të kuptuar situatën dhe për të folur vërtet me njerëzit dhe për të parë me sytë e mi se çfarë po ndodh. Fola me KFOR-in, EULEX-in për atë që shohin ata dhe mendoj se ky është një informacion jashtëzakonisht i rëndësishëm për t’u kuptuar. Sepse shohim që njëra palë thotë një gjë, tjetra diçka tjetër, por mendoj se bashkësia ndërkombëtare që janë këtu japin një pamje shumë të përshtatshme. Prandaj, është e rëndësishme që të flas me njerëzit në terren për të parë se çfarë më shumë mund të bëjmë për ta bërë të ardhmen të begatë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë”, tha ajo në një deklaratë të shkurtër para mediave.

    Ditën e djeshme Kallas në Prishtinë pati takime liderë të partive politike dhe një darkë pune me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

    Ajo po ashtu në një konferencë shtypi në Prishtinë, ka thënë BE-ja ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës. Kallas ka kërkuar edhe formim të shpejtë të institucioneve të Kosovës dhe zhbllokim të krizës politike. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!