×
  • Lajme
  • Lajme / Pamjet

    Njësitë ajrore të SHBA-së, Zvicrës e Hungarisë realizojnë fluturime në formacion në gjithë Kosovën

    Reporteri
    23 Maj 2025 | 18:20

    Njësitë ajrore të misionit të KFOR-it nga tri vende të ndryshme realizuan fluturime në formacion në gjithë Kosovën.

    Duke nisur nga Kampi Bondsteel, pilotët dhe anëtarët e ekuipazhit të një AS532 Cougar nga Forcat e Armatosura Zvicerane, një H145M nga Forcat e Mbrojtjes Hungareze dhe tre UH-60 Black Hawk nga Ushtria e SHBA-së praktikuan ngritje të përbashkëta, fluturime në formacion dhe procedura për ulje.

    “Anëtarët e ekuipazhit nga tri vendet kontribuuese arritën të koordinojnë procedurat dhe teknikat për të naviguar, komunikuar dhe operuar së bashku”, tha KFOR.

    KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e saj – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

    KFOR shtoi se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!