×
  • Lajme
  • Lajme / Homazhe

    Haradinaj nderon heroizmin e batalionit “Shkëlzen Haradinaj”: Trimërinë e tyre e njoha në frontet e luftës

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 13:03

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”, ka bërë homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, duke nderuar sakrificën e këtyre luftëtarëve të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Haradinaj theksoi se më 24 maj 1999, nën udhëheqjen e komandantit Abdyl Mushkolaj, ky batalion u shqua për heroizëm dhe guxim të jashtëzakonshëm në betejat e Dukagjinit.

    “Krenohemi me gardistët, me betejat, trimërinë dhe guximin e tyre”, ka shkruar ai.

    Postimi i tij i plotë:

    Në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit nderuam heroizmin e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe kujtuam sakrificën e 24 majit 1999.

    Udhëhequr nga komandanti Abdyl Mushkolaj, ata ishin ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së në Dukagjin, trimërinë e të cilëve e njoha në frontet e luftës.

    Ata ishin ndër djemtë më të zotë të këtij kombi, që u bënë mburojë për vëllezërit e pushkës, të plagosur në beteja.

    Krenohemi me gardistët, me betejat, trimërinë dhe guximin e tyre. Kujtojmë gjithmonë të rënët, që me flijimin dhe vetëmohimin e tyre ndriçuan rrugën tonë drejt lirisë: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla, Nazmi Gradina, Nimon Musaj, Naim Berisha, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Valiant Ferizi, Përparim Shala dhe Xhavit Islami.

    Kujtimi dhe nderimi për ta është i përjetshëm.

    Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!