×
  • Lajme
  • Lajme / Vendos Gjykata

    Një muaj paraburgim të dyshuarit për përhapjen e propagandës me ideologji ekstreme fetare

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 16:46

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit M.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

    Themelorja në Prishtinë thotë se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund t’i shmanget procedurës penale duke qen se i njëjti dyshohet për vepër penale të një rrezikshmërie shumë të lartë, dhe mund të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë.

    “I njëjti mund të asgjësojë, fshehë, falsifikojë provat e veprës penale ose të pengon rrjedhën normale të procedurës penale, mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime”, thuhet në njoftim.

    Sipas Gjykatës Themelore, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.M.në vazhdimësi, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare, duke shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, duke publikuar fotografi dhe materiale propagandistike që përmbajnë skena të dhunshme. “Si prerje koke atyre që nuk respektojnë fenë islame, ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve si dhe thirrje për të përhapur frikë në tokat joislame, sipas metodave të propagandës së ISIS-it, ashtu që duke publikuar foto dhe video të personave të ndryshëm të radikalizuar ka shpërfaqur në publik thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar duke i përkrah veprimet të cilat janë bërë nga Organizata Terroriste Islamike. I njëjti përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ka shpërndarë dhe publikuar fotografi, video me materiale të qarta propagandës ekstremiste, për mbështetje të organizatës terroriste ISIS, ku rezulton se i njëjti shfaqë ideologji ekstremiste fetare me orientim të qartë xhihadist dhe mbështetje ndaj grupeve të shpallura terroriste, si oraganizata ISIS, si dhe postime me përmbajtje nxitje të urrejtjes nder fetare, përfshirë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, me referenca të drejtpërdrejta ndaj ‘’betimit për derdhje gjaku’’ dhe përhapjes së frikës në tokat jomyslimane”, ka bërë të ditur Themelorja për arsyet pse u vendos masa e paraburgimit ndaj tij.

    Po ashtu, sipas themelores, i njëjti , në rrjetin social ’Facebook’’ me datë 14.05.2025 në profilin e tij ka postuar video ku shihet një veturë me të cilën kryhet një sulm vetëvrasës, me qëllim të nxitjes fetare dhe duke propaganduar ideologji fetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!