×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Selimi: Votojeni nesër propozimin e VV-së për kryetare të Kuvendit

    Reporteri
    24 Maj 2025 | 21:35

    Në prag të seancë së nesërme, ku do të bëhet tentativa e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, i ka bërë thirrje partive tjera dhe përfaqësuesve të komuniteteve jo-serbe në Kuvend që të mbështesin propozimin e VV-së për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit në seancën e nesërme.

    Ajo iu drejtua konkretisht partive PDK, LDK, AAK, Nisma, si dhe deputetëve të pakicave jo-serbe, duke i ftuar të kontribuojnë në zhbllokimin e procesit institucional.

    Postimi:

    Nesër është vazhdimi i seancës për votimin e Kryetares së Kuvendit dhe paraprakisht miratimi i komisionit për votim të fshehtë.

    Me këtë rast i bëj thirrje të gjitha partive në Kuvend PDK, LDK, AAK, Nisma dhe pakicat jo serbe, që të votojnë propozimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Kryetare.

    Ky votim nuk është votim i veçuar për një pozitë, është votim për themelimin e organeve të legjislaturës së re në përputhje me vullnetin e shprehur në zgjedhje.

    Ata e ato që kanë brengën e zhbllokimit të procesit të krijimit të institucioneve të vendit le ta adresojnë nesër duke votuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!