Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka mbajtur konferencë për media lidhur me incidentin në veri ku policia ndërhyri në defilimin e maturantëve serb në veri, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se gjatë intervistimit të viktimës, nuk është evidentuar asnjë lëndim, dhe se shenjat e kuqe në qafë janë evidentuar se s’janë gjak por ngjyrë e kuqe.
“Ngjyra në qafën e maturantit ka qenë e vendosur para, dhe është ngjyrë, nuk është gjak. Bazuarq në deklaratën e tij, edhe maturantë tjerë kanë pasur simbole të vendosura paraprakisht, si traditë e maturantëve të asaj pjese”, tha Hoxha.
“Shihet që maturanti që para ka pasur shenja në trup. Ngjyrosja ka ekzistu qysh para ndërhyrjes së zyrtarit policor”, shtoi tutje ai.
Hoxha theksoi se nxënësi është intervistuar në prani të babait të tij, dhe se tek i njëjti s’ka pasur shenja të dhunës dhe se pretendimet se ka qenë gjakosja nuk qëndrojnë.
“I njëjti maturant është intervistuar në cilësinë e viktimës, dhe shihet që ska asnjë shenjë të veçantë të dhunës, apo lëndimit serioz, që tregon që ka pasur gjakderdhje apo lëndim serioz gjatë ndërhyrjes së policisë.
“Pretendimet se gjakosja e maturantit, nuk qëndrojnë. Këto dëshmi policia i ka siguruar nga kamerat e qytetit, dhe nga vetë deklarat e dhëna nga vetë personi”, tha Hoxha para gazetarëve.
/Reporteri.net/