Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përkujtim të 27-vjetorit të rënies heroike të Ismet Ukajt, theksoi se luftëtari nga Strellci i Deçanit ishte ndër ata që qëndruan në ballë të luftës për liri.
Ai theksoi se Ukaj ishte rritur në frymën atdhetare dhe, me fillimin e luftës në Dukagjin, u rreshtua pranë shokëve të idealit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku u dallua për guximin dhe angazhimin e tij.
Haradinaj kujtoi se Ismet Ukaj ra më 25 maj 1998, duke dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Postimi i tij:
Ndër trimat që qëndruan në ballë të luftës për liri ishte edhe luftëtari Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit. I rritur në frymën atdhetare brez pas brezi, ai me fillimin e luftës frontale në Dukagjin, u rreshtua pranë shokëve të idealit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u dallua në shumë beteja, deri në rënien e tij më 25 maj 1998. Sot, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike, me shumë bashkëluftëtarë dhe miq, bëmë homazhe pranë lapidarit të tij në Strellc, duke nderuar kujtimin për të.
Në këtë ditë të shënuar, familja Ukaj, Hakiu me vëllezërve të tij, përuruan lokalin e tyre në bjeshkët e Strellcit, një investim domethënës që dëshmon se përkushtimi për atdheun nuk ndalet me luftën, por vazhdon edhe në paqe, përmes punës dhe zhvillimit të vendit. Ky investim, dëshmon se familjet që dhanë për lirinë, po japin edhe për të ardhmen.
Lavdi Ismet Ukajt! Nderim për familjen Ukaj dhe të gjithë ata që jetojnë me përkushtim për Kosovën e zhvilluar!