Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka mbajtur konferencë për media lidhur me incidentin në veri ku policia ndërhyri në defilimin e maturantëve serb në veri, shkruan Reporteri.net.
Hoxha tha se provokimet ndaj disa të tjerëve në kafene janë bërë përmes thirrjeve “Kosova është zemra e Serbisë” dhe përmes shenjës së tre gishtërinjve, dhe se në dritën e kësaj ka qenë reagimi i zyrtarit policor.
“Disa pjesëmarrës kanë provokuar disa në kafiteri me thirrjet “Kosova zemra e Serbisë” dhe shenjën me tri gishtërinj. Në këto rrethana me arsye për të mos patur përshkallëzim ka ndërhyrë pjesëtarët e policisë që kanë qenë të caktuar për mbarëvajtjen e procesit, ka kërkuar të mos ketë provokime”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha tutje tha se shenja me të kuqe te maturanti s’ishte gjak, e kishte bërë me ngjyrë para defilimit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.