Këngëtari Blero sot ka shprehur mllefin e tij, jo për çështje që lidhen me muzikën, por saktësisht për ngërçin që është krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai sot përmes një postimi në rrjetet sociale ka kritikuar klasën politike pas dështimit të përpjekjes të 21-të për të konstituar Kuvendin, shkruan Reporteri.net.

Blero në një shkrim në “Instastory” ai u shpreh se Kuvendi është bërë si një telenovelë amerikane që ka filluar në 1965 dhe vazhdon ende sot.

Reklamë

“Marre, spo ju vjen turp!”, shkroi ndër të tjerash.