Shqipëria renditet e 10-ta në rreth 40 vende të Europës, për rritjen e lartë të çmimeve të ushqimeve ndërmjet 2015-mars 2025.
Të dhënat që burojnë nga Indeksi i Harmonizuar që BE përdor për të krahasuar ndryshimin e çmimeve në Europë tregon se që nga 2015-ta, Turqia kryesoi për rritjen e lartë të inflacionit të ushqimeve për shkak të valëve të inflacionit të viteve të fundit (shiko grafikun e mëposhtëm) dhe në anën tjetër Zvicra kishte rritjen më të ulët.
Indeksi shqiptar i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolikë shënoi në mars të këtij viti 167 % (2015=100), ç`ka do thotë se nga viti 2015 deri në mars 2025 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur me 67 për qind një nga nivelet më të larta në Europë.
Për dallim nga Shqipëria, Kosova renditet dy vende më poshtë, në vend të 12.
Indeksi i çmimeve të ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike nga viti 2015 e deri në mars 2015 ka rritje prej 54.2 %./Monitor.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.