×
  • Lajme
  • Shqipëria / Zgjedhjet

    Akuzat e PD, Rama ironizon: Shohin zarfe e trena bullgarë nga të katërta anët, humbës kronikë

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 19:43

    Nga festa e fitores së socialistëve që po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar akuzat e opozitës për vjedhjen e zgjedhjeve përmes blerjes së votave, presionit ndaj administratës, apo skemave si “treni bullgar” në qarqe si Elbasani dhe Tirana.

    Rama tha se Partia Demokratike jeton në një univers paralel, ku sipas tij shohin vetëm zarfa që mësyjnë nga të katër anët dhe trena bullgar. Ai më tej i cilësoi rivalët e PS si humbës kronik që nuk mund ta pranojnë realitetin.

    “Unë e kam parë këtë familje të madhe tonën në errësirë dhe në dritë, përtokë dhe në fluturim dhe nuk është rastësi kur kjo parti ka qenë mirë që edhe Shqipëria ka qenë mirë dhe kur kjo parti nuk ka qenë mirë as Shqipëria nuk ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS. Të tjerët nuk duan që ta pranojnë realitetin e fakteve dhe kjo i ka bërë ata humbës kronik. Ata jetojnë në një univers paralel ku shumica e shqiptarëve janë të blerë dhe ndërkombëtarët janë të shitur, zgjedhjet i fitojnë ata dhe ne vetëm i vjedhim. Këto ditë universi i tyre është bërë zarfa që mësyjnë nga të katra anët, me vota të vjedhura, trena bullgar që përshkojnë malet dhe luginat e vendit për të shumëfishuar votat e regjimit dhe vargmale me kanabis, një gramë një votë, dhe dhjetëra deputet që kanë dal nga shpellat e krimit me mandate të grabitura”, tha Rama. (A2 Televizion)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!