Ngjarjet e datës 27 maj:
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), mban mbledhjen e radhës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 09:30)
Teach For Kosova dhe Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, në kuadër të projektit “Let Girls Thrive”, organizojnë një aktivitet sensibilizues në shkollën “Shote Galica”. (Runik të Skenderajt, ora 10:00)
Forumi Anadrini (FARDI), në bashkëpunim me Kolegjin “Pjetër Budi” organizojnë debatin me temë “Të dhënat demografike dhe socio-ekonomike në mes dy regjistrimeve të popullsisë 2011–2024, në Kosovë dhe në komunën e Rahovecit”. (Kolegji “Pjetër Budi”, ora 10:45)
Vazhdimi i 22-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Hapet panairi ndërkombëtar “AGROKOS & Agroturizëm”. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 11:00)
Nisin punimet për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF). Kijevë, Komuna e Malishevës, ora 15:00)
Ambasada e Kroacisë në Kosovë organizon pritje për Ditën e Shtetit të Republikës së Kroacisë. (Hotel “Emerald” në Prishtinë, ora 18:30)