×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Aksident me dy të lënduar në Prishtinë, dërgohet në mbajtje shoferi i veturës

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 9:18

    Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Për persona janë lënduar.

    Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.  Drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje pas rastit.

    “Prishtinë / 26.05.2025 – 23:20. Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!