Në Pejë sot po bëhet grumbullimi i haxhilerëve që do të nisen për në haxh.
Drejtori i financave nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Pejë, Muhabet Mavraj, deklaroi për Klan Kosova se sivjet nga vendi ynë janë 1 mijë e 576 haxhilerë ndërsa sonte pritet që të jetë edhe grupi i fundit që do të udhëtojnë për në vendet e shenjta së bashku me haxhilerë të Deçanit dhe të disa komunave të tjera, që do ta përmbyllin ciklin e udhëtimeve për në vende të shenjta Mekë dhe Medinë.
“Nisjet kanë filluar me 24-25-26 dhe në ditën e sotme, ndërsa kthimi i tyre pritet të jetë pas 21-22 ditësh”, sqaroi mes tjerash Mavraj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.