×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata

    Çitaku: S’e kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së, Kurti s’do as marrëveshje e as kompromis

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 10:50

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku shpreson që sot që Kryetari i VV-së, Albin Kurti të reflektojë, dhe të përfundojë kjo bllokadë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas saj qytetarët kanë votuar për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre, por që siç thotë ajo edhe pas 22 tentativave, Kurti nuk po dëshiron marrëveshje e as kompromis.

    “PDK-ja ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe konstruktive dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës në të cilën jemi futur ekskluzivisht falë kokëfortësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Edhe sot ju bëjmë ftesë që të refletojnë. Kosova është shumë më e madhe se secili emër i përveçshëm në atë sallë. Jemi të gatshëm për zgjidhje. Shpresojmë që sot Kurti të reflektojë”.

    “Qytetarët na kanë votuar për të dhënë zgjidhje për problemet e shumta që ballafaqohen”, tha ajo para vazhdimit të seancës.

    “Vimë këtu 22 herë, pa asnjë rezultat, e pse, se Kurti nuk do marrëveshje, e as kompromis”, shtoi ajo.

    “Se kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së. Ne kemi dhënë opsionet tona. Kurti duhet të reflektojë”, tha Çitaku.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!