×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdimi i seancës

    Zemaj: VV-ja fajtori kryesor, s’janë të interesuar për marrëveshje politike

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 11:06

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se partia ku ai bën pjesë është e vetmja që ka dhënë qëndrim dhe zgjidhje për të dalë nga bllokadë disa javëshe në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se fajtori kryesor për situatën është Lëvizja Vetëvendosje.

    “Fajtori kryesor i kësaj gjendje është VV, pasi ajo i ka numrat më të mëdhenj të deputetëve për të ofruar zgjidhje. S’janë të interesuar për marrëveshje politike që e ndihmon Kosovën”, tha ai para gazetarlve.

    Rreth asaj se VV-ja ka kontaktuar dy deputetë të LDK-së për të votuar, Zemaj tha se atë personalisht nuk guxon askush jashta LDK-së ta kontaktoj.

    “Unë nuk jam kontaktuar, dhe ta quaj në gjuhën popullore s’guxon askush të më kontaktoj jashta subjektit tim politik pasi votën e kam marrë nga elektorati i LDK-së”.

    “Ka pasur zëra që në mënyrë tërthorazi jo të drejtëpërdrejtë, por më shumë është propagandë nga VV-ja për ta arsyetur paaftësinë e tyre, për ta arsyetur propagandën se i kanë numrat për qeverinë. Edhe tendenca për votë të heshur është arsyetim i dështimit të tyre në vazhdimësi, pasi brenda votës së fshehur mund të fshihen edhe gjëra tjera “, tha Zemaj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!