×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Bllokada

    Kurti: Qeveri kemi, Kosovës i mungon Kuvendi i ri

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 14:12

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hedhur akuza ndaj opozitës për mos konstituim të Kuvendit.

    Përkundër që partia e tij i ka 48 deputetë, Kurti ia lë fajin opozitës që s’po ja bëjnë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, shkruan lajmi.net

    “Kosova ka qeveri në detyrë, unë jam kryeministër në detyrë. Ajo që i ndihmon Kosovës është Kuvendi i ri i Republikës. Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë. Si fitues të zgjedhjeve me 48 deputetë dhe me 9 deputetë të pakicave që na janë bashkuar, e kemi përgjegjësinë për ta formuar qeverinë. Pra, fituesi e ka përgjegjësinë për formimin e qeverisë. Ndërkaq, për ta konstituuar Kuvendin, përgjegjësinë e kanë të gjithë deputetët dhe po bëjnë gabim që po e pamundësojnë kuorumin për votimin e fshehtë. Sidoqoftë, edhe kjo çështje e votimit të fshehtë tashmë është adresuar në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj e uroj për një përgjigje sa më të shpejtë nga ana e tyre”, tha Kryeministri Kurti.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!