Policia në Gjilan ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se më 16 maj rreth orës 01:40 në fshatin Ranillug pas një mosmarrëveshje çasti kanë sulmuar fizikisht një burrë, duke e goditur me mjet të fortë.
Të njëjtit i kanë shkaktuar viktimës lëndime të rënda trupore.
Sipas njoftimit, të dyshuarit N.A. (viti i lindjes 1998), M.A. (viti i lindjes 1993) dhe S.T. (viti i lindjes 1989), pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.