×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja

    KQZ merr vendim për shkatërrimin e materialit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ato që janë pjesë e hetimeve do të ruhen

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 16:27

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot një mbledhje, ku ka marrë disa vendime.

    Në mesin e vendimeve të marra është edhe ai për shkatërrimin e materialit zgjedhor nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Sipas vendimit të KQZ-së, në mesin e materialeve që do t’i nënshtrohen shkatërrimit janë fletëvotimet, listat e votuesve, formularët e rezultateve të subjekteve dhe të kandidatëve, e të tjera, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë, materialet që janë pjesë e hetimit nga organet ligjzbatuese do të ruhen deri në përfundim të procedurave përkatëse.

    KQZ ka marrë vendim edhe për pagesën e reth 130 personave të angazhuar si staf në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike dhe stafit të angazhuar në tërheqjen e dërgesave postare në zgjedhje.

    “Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për plotësimin dhe ndryshimin e dy akteve nënligjore: Rregullores Zgjedhore nr. 03/2024 krijimi, konfirmimi dhe kudnërshtimi i listës votuese dhe Rregullores Zgjedhore nr. 10/2024 për fletëvotimet dhe broshurat”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!