Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq dhe Miomir Vakiq janë mbrojtur në heshtje në rastin ku po akuzohen për sulmin terrorist ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të 2022-ës. Kurse, Aleksander Vlajiq u deklarua.
Vlajiq tha se tërë kohën ka jetuar në Mitrovicë me gruan, famijët e tij dhe vëllanë. Tha se është i punësuar si profesor i Gjeografisë dhe ka se punuar paraprakisht edhe në Polici, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai tha se çdo ditë i ka rënë që t’i bie kah zyrat e KKZ-së dhe kjo për arsye se i dërgon fëmijët në shkollë, por edhe për nevoja personale.
Në ditën krike, sipas Vlajiq gjatë rrugës “Kollashincka” ka parë zyrat e KKZ-së të thyera, për çka ka ndjerë obligim moral që t’i fotografojë dhe t’ia dërgojë kryetarit të këtyre zyrave, Sllbodan Dimitrijeviq.
I pyetur a ka qenë edhe në ditën kritike Dimitrijeviq si kryetar i zyrave të KKZ-së, i akuzuari tha se nuk e di sigurt.
Sipas tij, ka bërë fotografitë ia ka dërguar Dimitrijeviqit dhe është kthyer te një auto-elektricist, ku edhe e kishte makinën për servisim.
Në këtë momenti, Vlajiq tha se e ka telefonuar gruaja e tij me kërkesë që të shkojë ta marrë dhe se në momentin kur ka qenë te auto-elektricisti, ka dëgjuar për dy shpërthime.
Kryetari i trupit gjykueses, Valon Kurtaj kërkoi nga Vlajiq të dijë se cila është e vërteta kur e ka kuptuar se rruga është e bllokuar, pasi që fillimisht ka deklaruar se ishte kur e ka telefonuar gruaja e tij, ndërkaq deklarimi tjetër kur ka qenë të elektricisti.
Për këtë, i akuzuari tha se ka kuptuar për rrugën e bllokuar derisa ka qenë duke shkuar të marrë gruan dhe fëmijët e tij.
“Edhe gjatë rrugës sa kam shkuar te familja, kur kanë thënë se ka ndodhur diçka”, tha Vlajiq.
Ai mohoi të ketë zhvilluar biseda me të akuzuarin Milenkoviq dhe se për Pantiq dhe Vakiq tha se i ka njohur sa ka punuar në Polici.
“Nuk është e vërtetë, asnjëherë s’e kam thirrë as para as pas kësaj”, deklaroi Vlajiq.
Paraprakisht, Milenkoviq deklaroi se dëshiron të shfrytëzojë të drejtën të mbrohet në heshtje, ndërkaq pas përfundimit të mbrojtjes nga Vlajqi, edhe Pantiq dhe Vakiq po ashtu shfrytëzuan të drejtën që të mbrohen në heshtje.
Më pas gjykatësi Kurtaj konstatoi se nuk ka propozime për prova të reja materiale apo personale, për çka kërkoi nga palët që në seancën e radhës të përgatisin fjalën përfundimtare.
Në seancën fillestare të mbajtur më 30 janar 2024, të akuzuarit Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet në barrë.
Ndryshe, sipas aktit akuzues thuhet se Pantiq, Milenkoviq, Vlajiq dhe Vakiq më 6 dhjetor 2022, në ora 14:39, kishin kryer sulmin terrorist ndaj zyrave të KKZ-së, duke hedhur granata dore dhe shok bomba.
Më 13 dhjetor 2023 PSRK kishte njoftuar për ngritjen e aktakuzës për Pantiq dhe tre të tjerët.
Më 12 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një muaj paraburgim ndaj ish-policit serb, Dejan Pantiq, ndërsa më 28 dhjetor 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë ia zëvendësoi masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.
Pantiq ishte arrestuar më 10 dhjetor 2022 në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, ndërsa arrestimi i tij kishte nxitur reagime nga pala serbe, e që u pasua me vendosjen e barrikadave në pika kufitare.