×
  • Lajme
  • Lajme / Deklaratat pas zgjedhjeve

    Haradinaj për Limajn: E shkuar e kaluar

    Reporteri
    29 Maj 2025 | 22:40

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i cili ka thënë se ai dhe partia e tij e kanë përkrahur Haradinajn vazhdimisht, veçanërisht në vitin 2017, kur ai u bë kryeministër.

    Limaj kishte thënë se Nsima kishte dhënë gjithë potencialin elektoral që kishte në atë kohë për të mbështetur Haradinajn, duke shtuar se nuk i kanë borxh njëri-tjetrit.

    “Me idhnim t’shpisë, mos ju gjuj kojshisë”, kishte thënë Limaj ndër të tjera, i cili pas zgjedhjeve u nda nga koalicioni parazgjedhor që kishte me AAK-në dhe u vetë-ofrua për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

    Megjithatë, për Haradinajn kjo temë është e mbyllur.

    “Për mua është e kaluar. Nuk merrem me këtë pjesë më… Bashkëpunimet, zhvillimet, ato që janë thënë e bë janë e kaluar. Nuk i kam më në agjendë të ditës sime… E shkuar e kaluar, kaq”, ka thënë Haradinaj në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!